BSH: Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike

April 27, 2025
1 minut lexim

Në një botë gjithnjë e më të pasigurt, Shqipëria vazhdon të ruajë stabilitetin ekonomik.

Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, ekonomia vendase u rrit me 4.1% gjatë vitit 2024, duke sfiduar vështirësitë globale dhe duke ruajtur ritme të forta zhvillimi.

Konsumi i brendshëm, investimet private dhe një sezon turistik i jashtëzakonshëm ishin motorët kryesorë të rritjes.

Në tregun e punës, shifrat janë premtuese. Sipas bankës qendrore papunësia ka rënë, ndërsa pagat janë rritur ndjeshëm, duke forcuar mirëqenien e familjeve shqiptare.Një tjetër faktor pozitiv është rënia e inflacionit dhe forcimi i Lekut, që i dha Bankës së Shqipërisë hapësirë për të lehtësuar politikat monetare, duke favorizuar kreditimin dhe investimet.

Sektori bankar mbetet i shëndetshëm, me norma të larta kapitalizimi dhe fitimesh rekord, duke garantuar mbështetje për ekonominë.

Por sfidat nuk mungojnë: tensionet tregtare, konfliktet gjeopolitike dhe pasiguritë ndërkombëtare mbeten kërcënime reale.

Ndaj Banka e Shqipërisë apelon për ruajtjen e rezervave financiare dhe administrim të kujdesshëm të rreziqeve, që Shqipëria të vijojë të ecë përpara, edhe përballë një bote në lëvizje të shpejtë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Blerim Bexheti takon strukturat e BDI në Studeniçan

Story i radhës

Nisma e veteranëve të UÇK-së: Priten 82 nënshkrime kundër Speciales

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë