“Brukseli nuk guxon t’ia lejojë vetes këtë”, Mali i Zi 10 vjet në bisedime, Maqedonia në “dhomë pritjeje të përjetshme”

April 12, 2022
min lexim

Bisedimet për anëtarësim janë test për besueshmërinë e Bashkimit Evropian, tha Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Pas takimit me homologun e tij malazez, Millo Gjukanoviq, u tha se kanë këndvështrime të ngjashme për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

“Është e palejueshme nga aspekti i Brukselit dhe i krijuesve të BE-së si koncept, si organizatë, kaq vite me radhë, Mali i Zi të negociojë 10 vite. Filloi në vitin 2012, e tani jemi 2022, plot 10 vite dhe nuk ka kaluar as gjysmën e këtij procesi. Nuk po them se i gjithë faji qëndron te Brukseli, por ka shumë pengesa edhe në kryeqytetet tona, edhe në vendet tona. Reformat që nuk i kemi zbatuar etj… Por, nga aspekti i strategëve evropianë edhe ata duhet ta pyesin veten – pse dy vende që negociojnë pothuajse një dekadë, siç janë Serbia dhe Mali i Zi, pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund t’i hapin negociatat dhe pse dy vende të tjera nga Ballkani Perëndimor, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina, janë absolutisht të harruara nga Brukseli?”, pyet Pendarovski.

Për Presidentin e Malit të Zi, kontesti mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është precedent i rrezikshëm, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura historike dypalëshe. Millo Gjukanoviq, me shpresë se BE-ja e ka nxjerrë mësim nga Ukraina dhe se në të ardhmen me më shumë ndjeshmëri do të shohë ndaj rëndësisë gjeopolitike për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ka vende që dalin me platforma anti-evropiane dhe të cilat duan ta cenojnë unitetin evropian. Në rastin tonë, në rajonin tonë, perspektiva evropiane duhet të jetë frymëzim për BE-në në tërësi, sidomos për vendet e BE-së që i kemi të afërta nga aspekti gjeografik. Unë pres nga vendet si Kroacia, Sllovenia, Italia, Greqia, Bullgaria, Rumania të jenë promotorët kryesorë të ardhmërisë evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, e jo dikush prej tyre të paraqitet si frenues në drejtim të arritjes së ardhmërisë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Gjukanoviq.

Pendarovski nga Cetina dërgoi edhe mesazh për përfshirjen e bashkësive të tjera etnike në Kushtetutë, mes të cilave janë edhe malazezët.

“Nëse një malazez mund të flasë për Bullgarinë, përse një maqedonas të mos flasë për Malin e Zi dhe malazezët në Maqedoninë e Veriut? Që askush të mos ketë dilema për vullnetin politik të atyre që janë në pushtet, marr guxim t’u them edhe atyre që nesër ose pasnesër do të vijnë në Shkup se shoqëria maqedonase dhe shteti është themeluar në kuptimin kushtetues-juridik dhe politik në linjën e politikave dhe praktikave më të mira evropiane. Ne mund të jemi shembull për gjithë kontinentin për atë se si është e mundur përfshirja e etniteteve më të vogla në shoqërinë tonë dhe në sistemin politik në përgjithësi. Në këtë kuptim, për ne nuk është e rëndësishme nëse ka 1.200 malazezë, nëse ka 2.000 kroatë, nëse ka 3.500 bullgarë, numrat nuk kanë rëndësi, të rëndësishme janë parimet në të cilat besojmë. Po të ishte vetëm një, nëse shprehin dëshirë që të përfaqësohen në Kushtetutën e Maqedonisë me një status tjetër, kjo do të bëhet menjëherë”, tha Pendarovski.

Presidenti Stevo Pendarovski Cetine u prit në me nderimet më të larta shtetërore, kurse në kuadër të vizitës u takua edhe me kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Qeverisë. Vizita e tij zyrtare vazhdon nesër me aktivitete në Tivar

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqipëri, rritja e çmimeve dhe ndikimi i tyre në kultivimin e misrit

Story i radhës

Live: Bayerni në presion të madh nga Villareali, Reali komod

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë