Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Bronkiti dhe Pneumonia – Dallimet dhe të Përbashkëtat – Gazeta.mk

Bronkiti dhe Pneumonia – Dallimet dhe të Përbashkëtat

min lexim

Bronkiti është një sëmundje që shkaktohet nga infeksioni ose irritimi i rrugëve të frymëmarrjes.

Ai shkakton ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes, irritimin dhe mbushjen e tyre me sekrecione.

Bronkiti mund të jetë kronik dhe akut dhe trajtimet bëhen në varësi të llojit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, bronkiti akut është i përkohshëm dhe shkaktohet nga një virus.

Ai mund të zgjasë për disa ditë ose disa javë.

Bronkiti kronik nga ana tjetër, shoqërohet me kollë që zgjat 3 muaj.

Rrugët e frymëmarrjes të prekura nga bronkiti kronik janë të irrituara në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të mushkërive.

Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të bronkitit akut.

Cilat Janë Simptomat Më Të Zakonshme Të Bronkitit

Simptomat më të zakonshme të bronkitit janë:

  • kolla me sekrecione pa ngjyrë ose me ngjyrë të verdhë ose jeshile,
  • temperaturë që qëndron poshtë 38°.
  • plogështi,
  • rrjedhje të hundëve,
  • bllokim të kraharorit,
  • ethe,
  • dhimbje të brinjëve si pasojë e kollitjes
  • vështirësi në frymëmarrje.

Njerëzit Që Rrezikohen Më Shumë Nga Bronkiti

Bronkiti mund të kaplojë çdo njeri pa dallime moshe apo gjinie.

Megjithatë, ka disa njerëz që janë më të rrezikuar prej tij.

Bëhet fjalë për:

  • Njerëzit që kanë kaluar të ftohur ose një infeksion në rrugët e frymëmarrjes
  • Njerëzit që vuajnë nga një problem kronik të mushkërive.
  • Njerëzit me imunitet të dobët,
  • Fëmijët nën 5 vjeç, sidomos ata që vuajnë nga alergjitë ose ushqyerja e keqe.
  • Të moshuarit

Pneumonia

Bëhet fjalë për një sëmundje shkaku i së cilës mund të jetë një bakter, virus ose fungus.

Kjo sëmundje prek kryesisht njerëzit që vuajnë nga shqetësime kronike.

Shumë njerëz kaplohen nga pneumonia pas një viroze ose edhe pas bronkititi.

Cilat Janë Simptomat Më Të Zakonshme Të Pneumonisë

Simptomat e kësaj sëmundje janë të ngjashme me ato të bronkitit.

Bëhet fjalë për:

  • kollën e fortë me sekrecione  me ngjyrë të verdhë, jeshile ose me grimca gjaku
  • temperaturë të lartë
  • vështirësi në frymëmarrje
  • therje në kraharor
  • plogështi dhe mungesë energji
  • dhimbje të fytit.

Simptomat Që Dallojnë Pneumoninë Nga Bronkiti

Disa prej shenjave paralajmëruese që dikush vuan nga pneumonia dhe jo nga bronkiti janë:

  • të moshuarit e prekur nga pneumonia janë konfuzë
  • frymëmarrja është e shpejtë dhe e cekët,
  • të përziera dhe të vjella, veçanërisht tek fëmijët dhe bebet
  • mungesa e oreksit
  • ethet dhe dhimbjet muskulare.

Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku

Si bronkiti ashtu edhe pneumonia janë kërcënuese për jetën.

Njerëzit duhet të shkojnë tek mjeku në rast se:

  • nuk mbushen dot me frymë,
  • nuk reshtin dot së kollituri,
  • kanë temperaturë tepër të lartë,
  • vuajnë nga një sëmundje tjetër kronike.

Ekspertët thonë se problemet me frymëmarrjen në të dyja rastet mund të përshkallëzohen shumë shpejt.

Ndaj në rastin më të parë duhet të shkoni patjetër në urgjencë./AgroWeb.org

Burimi: agroweb.org

Story i mëparshëm

BDI: Kompania e preferuar serbo-bullgare e Izet MegaWin Mexhitit, 7 vjet ilegalisht organizon internet bixhoz

Story i radhës

E thotë Tusk: Presidenca e Trumpit vjen me ‘pasoja’ për sigurinë evropiane

Të fundit nga