Brojën e kërkon një tjetër klub angle

April 9, 2024
1 minut lexim

Armando Broja do të mbyllë këtë sezon te Fullhem dhe do të kthehet te Çelsi. Por e ardhmja e tij është shumë e pasigurt, pasi nuk dihet se ku do të vazhdojë ai karrierën e tij. Dhe vetë Çelsi mund të bëhet pengesë për këtë.

Sipas mediave britanike, klubi londinez ka nevojë urgjente që të shesë sulmuesin shqiptar, për të fituar një shumë të konsiderueshëm për të mbuluar gropën financiare që ka krijuar me blerjet e viteve të fundit. Duke llogaritur se Broja është rritur në akademinë e klubit, klubi do të regjistronte një fitim të ndjeshëm në bilancin financiar me shifrën që do të përfitonte nga lojtari. Por çmimi që i ka vënë, po tremb të gjithë pretendentët.

Çelsi pretendon të shesë Brojën për 50 milionë paund, një shifër që vlerësohet e ekzagjeruar për sulmuesin e Kombëtares kuqezi, i cili nuk ka arritur të fitojë vendin te Fullhem ku u transferua në janar, duke luajtur vetëm pak minuta si zëvendësues. Në Angli bëjnë të ditur se Kristal Palas është një klub që është interesuar konkretisht për të, por oferta që ata mendohet se do të bëjnë për Çelsin, është poshtë 20 milion paund, një shifër që cilësohet shumë e ulët nga blutë londinezë.

Kësisoj, këta të fundit mund të bllokojnë transferimin e Brojës derisa të gjejnë një klub të gatshëm që të paguajë një shifër që ata e cilësojnë të kënaqshme në funksion të rregullimit të bilancit financiar. Kjo do të lërë Brojën “në ajër” ndoshta përsëri deri në momentet e fundit të merkatos së verës, duke penalizuar jo pak sulmuesin dhe karrierën e tij, që mendohet se do të vazhdojë larg Çelsi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Nuk dua ta shoh vrimën e b*thës tënde”- Degradon gjuha në Big Brother VIP Albania

Story i radhës

Izraeli blen 40 mijë tenda për evakuimin e Rafahut

Të fundit nga

ShkoLartë