Broja rikthehet në stërvitje me Chelsea

1 minut lexim

Një lajm i mirë ka ardhur për Chelsea dhe Armando Brojën gjithashtu, pasi sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe është shfaqur në stërvitjen e bluve të Londrës.

Broja nuk udhëtoi me ekipin që në fillim drejt SHBA-së për fazën përgatitore, dhe kur arriti, qëndroi vetëm dy ditë pasi pësoi një dëmtim në stërvitje.

Ai u rikthye në Londër dhe me idenë së mund të niste bisedimet me ndonjë klub tjetër për t’u transferuar, por Thomas Tuchel hodhi zëra se Broja është shumë i rëndësishëm për të dhe se me shumë mundësi nuk do të transferohet askund.

Broja është ende duke pritur për të mësuar të ardhmen e tij, edhe pse trajneri i Chelsea është duke vlerësuar mundësinë për ta mbajtur në ekip.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mexhiti: Votuam plotësimin e ligjit! Universitetit Nënë Tereza mund t’i shtohen tre fakultete të reja

Story i radhës

Mashtronte gratë për seks me penis fals, burgoset 32-vjeçarja që kishte lindur femër

Të fundit nga