Skuadra e Chelseat luan sonte ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Champions League ndaj Real Madrid.
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka bërë një publikim në rrjetet sociale.
Ai ka postuar formacionin zyrtar të ‘Bluve të Londrës’, dhe ka vendosur disa emoji, një zemër dhe duart duke u lutur për një rezultat sa më pozitiv.
Ndeshja mes Real Madrid dhe Çelsit zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kurse ajo e kthimit vetëm pas një jave në “Samford Bridge”.
Kujtojmë që Broja është i lënduar nga muaji dhjetor dhe mungon deri në fund të këtij sezoni.