Broja në garë për lojtarin e vitit te Southampton, këtu mund të votoni për yllin shqiptar

1 minut lexim

Skuadra angleze Southampton përmes një postimi në “Facebook” ua ka mundësuar tifozëve që të votojnë për lojtarin më të mirë të këtij sezoni.

Sigurisht që favoriti për ta fituar këtë çmim është kapiteni i skuadrës James Ward-Prowse, por krahas tij i pëlqyer është edhe ylli shqiptar Armando Broja.

Që prej kalimit të tij në formë huazimi nga Chelsea te skuadra e Southamptonit, Broja ka arritur të regjistrojë nëntë gola dhe një asistim në 35 paraqitje, statistika këto që kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

Po ashtu, së fundmi është rritur edhe vlera e tij në treg, ku në dhjetorin e vitit 2021 kishte vlerën e nëntë milionë eurove, ndërsa tani ka vlerën e 18 milionë eurove.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni linkun ku mund të votoni për Armando Brojën si lojtarin më të mirë të vitit te Southamptoni

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Gashi jep llogari për 100 ditët e parë në Qeveri

Story i radhës

Nëse doni që depilimi me brisk gjatë verës të zgjasë sa më shumë, bëni gjithmonë këto 4 gjëra

Të fundit nga