Broja lë pas Covid-19, sulmuesi kuqezi rikthehet në stërvitje!
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka lënë pas problemet me COVID-19 që nuk e kishin lejuar të grumbullohej me Kombëtaren dhe ka rinisur stërvitjen.
Ai ka postuar një foto në “Instagram” ku shihet i veshur me një fanellë të Çelsit përpara fillimit të seancës stërvitore.
Ai ka zhvilluar një stërvitje të personalizuar, teksa pritet që së shpejti t’i bashkohet grumbullimit me Kombëtaren.