Broja i gatshëm për ndeshjen me Izraelin, mungon Odise Roshi

June 8, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë mërkurë seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit më 10 qershor dhe miqësores me Estoninë më 13 qershor.

Trajneri Edy Reja dhe stafi teknik ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët me përjashtim të mesfushorit Odise Roshi. Ky i fundit vazhdon të jetë me gjendje gripale dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që ai të largohet nga grumbullimi dhe kësisoj, nuk do të jetë me skuadrën për ndeshjen e radhës.

Sulmuesi Armando Broja është stërvitur normalisht me grupin dhe duket se po rikuperohet shumë shpejt në formën fizike, duke shfaqur formë të mirë. Grupit i është bashkuar sot edhe Myrto Uzuni, i cili pas disa ditësh stërvitje të diferencuar, ka kryer seancën e parë me ngarkesë të plotë bashkë me shokët e ekipit. Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, nuk ka asnjë problem sa i takon dëmtimeve dhe gjendja e futbollistëve duket e mirë.

Të enjten skuadra do të zhvillojë në kompleksin Tropikal në Durrës seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes me Izraelin, që do të paraprihet nga konferenca zyrtare për media me trajnerin Reja dhe kapitenin e Kombëtares.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Publikohet “Kalle” nga Enca dhe Navid Zardi

Story i radhës

Ura e re Velipojë – Ulqin, parashikohet të kushtojë rreth 9 milionë euro

Të fundit nga

Eva Imeri “shkund” skenën greke

Këngëtarja shqiptare, Eva Imeri ka një kohë që është zhvendosur të jetojë në Greqi. Përveç jetesës, ajo po e vazhdon edhe karrierën e saj si këngëtare, shkruan “Bota sot”. Ajo së fundi,
ShkoLartë