Broja: Atmosfera është shumë e mirë

min lexim

Futbollisti i Dritës së Gjilanit, Rron Broja, me padurime pret takimin me Prishtinën, e cila do të zhvillohet nesër (19.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita kryeson me 17 pikë dhe Prishtina renditet në vend të katërt me 11 sosh në elitën e futbollit të Kosovës.

Broja njoftoi se atmosfera në grup është e mirë dhe motivi nuk mungon.

“Atmosfera në këtë moment është jashtëzakonisht shumë e mirë mes lojtarëve dhe në klub, sepse sigurisht kur fiton edhe atmosfera bëhet më e mirë. Besoj se edhe në ndeshjet e ardhshme duhet të futemi me vetëbesim të madh, sepse kemi zhvilluar ndeshje mjaft të mira në këtë fillim të kampionatit. Kjo duhet të na motivoi në ndeshjet që do vijnë. Kjo duhet të na ndihmoj që ndeshjet e ardhshme t’i marrim me qetësi dhe të arrijmë maksimumin”, ka thënë Broja.

Më tej ka theksuar se “çdo moment kur “Intelektualët” janë në stadium  është një motiv shtesë, rrit adrenalinën dhe na shtyn që të japim më shumë nga vetja. Shpresoj që nesër të jenë në numër të madh që të na përkrahin e të arrijmë synimin kryesor, fitoren”, ka thënë Broja.

Ndër të tjera, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, potencoi se si skuadër gjithmonë synon vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe “gjithmonë futemi me bindje të plotë dhe entuziazëm, momentin që ke këto dyja me vete nuk diskutohet që do të arrihet edhe qëllimi”, tha Nuhiu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Gjermania planifikon heqjen e taksës për faturat e gazit

Story i radhës

Vdekja e hershme e Diellzës, Lladrovci ngushëllon familjen Leku nga Baica

Të fundit nga