Së fundmi Britney Spears ka bërë një deklaratë lidhur me dasmën e saj me Sam Asgharin.
Ajo ka thënë se nuk ka qenë shumë e përfshirë me dasmën. “Uau u martova këtë vit, nuk isha e sigurt se sinqerisht isha e përfshirë sepse nuk kam ndjenja prej tre vitesh”, theksoi këngëtarja e njohur.
“Kishte shumë që bisedonin e flisnin në këtë event, jo për mua, për fat të keq sepse nëse nuk mund të marrësh frynë trupi yt nuk mund të relaksohet sa duhet për të folur”, vijoi ajo. Mirëpo, Britney theksoi se tashmë është më e qetë, jo vetëm kaq por ajo ka zbuluar se ka pasur një sulm paniku teksa ecte në korridor.
“Isha shumë nervoze gjatë gjithë mëngjesit, por më pas në orën 14:00 më goditi vërtet… po martohemi”, vijoi ajo. “Pata një atak paniku dhe më pas u bënë të gjitha”. Më herët, Britney Spears pretendoi se nëna e saj, Lynne Spears, një herë e goditi “shumë fort” për shkak se qëndroi jashtë shumë vonë, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e këngëtares.
“Hera e parë që mora shuplakë ishte një natë kur Paris [Hilton] dhe Lindsay [Lohan] më lanë në shtëpinë time në plazh me foshnjat e mia, nëna ime po shikonte Jayden dhe Preston.
Po unë festova deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e inatosur, hyra brenda, ajo më shikoi dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë ”– pohoi këngëtarja, 40 vjeç, në një postim të fshirë në Instagram.