Britney Spears është kapur duke kaluar kohë me një burrë të paidentifikuar në fotografitë e reja.
Princesha e muzikës pop u fotografua dje në Calabasas, Los Angeles e shoqëruar nga një burrë misterioz, vetëm disa ditë pas ndarjes së saj.
Në fotografi, Britney, 41 vjeçe, dhe shoqëruesi i saj u kapën në një veturë.
Këngëtarja e famshme Britney u ul në timon dhe mbeti në makinë gjatë udhëtimit.
Nëna e dy fëmijëve hyri në një kafene “Starbucks”, duke marrë pije nga dritarja përpara se të nisej.
Pasi rrëmbeu gotat dhe ushqimet e saj për të shkuar, Britney ndaloi në parkingun e veturave për të marrë një telefonatë.
Ylli dukej se fliste me pasion në telefon, ndërsa shikonte shoqëruesin e saj me sytë e fshehur pas syzeve të diellit.
Burri misterioz i Britneyt kishte vënë një kapele bejsbolli dhe e mbante kokën ulur poshtë, në mënyrë që të mos dukej.
Para këtyre fotografive të reja dhe paraqitjes së divorcit të Sam Asghari, 29 vjeç, thuhet se e kapi Britneyn duke tradhtuar me një punonjës në shtëpinë e tyre, sipas tabloidit amerikan TMZ.
Britney “u angazhua edhe në sjellje të tjera të papërshtatshme seksuale”, shkruante gazeta.
Burime me njohuri të drejtpërdrejta thanë: “Sam ka pohuar se Britney i kërkoi të paktën një punonjësi të xhironte videon e saj të zhveshur”.
“Jo vetëm kaq, na është thënë se Sam beson se ajo u lidh me të paktën një nga anëtarët meshkuj të stafit që punonte në shtëpinë e saj”.
Foto: X17Online.com
Burimet thanë se ka pamje të Britneyt dhe personit në fjalë së bashku në një “pozicion kompromentues”.
Sam paraqiti kërkesën për divorc javën e kaluar vetëm 14 muaj pasi çifti u martua.
The US Sun raportoi më parë se Sam po kërkon të kontestojë paramartesën e tyre.
Ai tashmë ka kërkuar mbështetje bashkëshortore dhe tarifa ligjore në paraqitjen e tij fillestare të divorcit, ndërsa disa besojnë se ai shpreson për një pagesë të madhe përveç kësaj.
Foto: X17Online.com
Nëse ajo refuzon kërkesat e tij, burime pranë Samit pretenduan se ai mund të përhapte sekrete “jashtëzakonisht të sikletshme” për të.
Megjithatë, një burim i afërt me Britney tha: “Britney është shtyrë nga burra gjatë gjithë jetës së saj. Ajo nuk do ta lejojë të ndodhë më”.
Këtë javë, një burim tjetër i tha ekskluzivisht The US Sun arsyetimin e tyre të besueshëm pas ndarjes së Britney dhe Sam.
Foto: X17Online.com
Një person i brendshëm i afërt me çiftin pohoi: “E vërteta është se Sam ka qenë si një psikiatër për të dhe ka qenë efektivisht terapisti i saj duke e ndihmuar pasi ajo doli nga kontrolli i babait të saj”.
Burimi tha: “Sam e ka ndihmuar atë të manovrojë botën reale dhe kjo nuk ka qenë e lehtë.
“Britney është përpjekur t’i rikthehet jetës së rregullt me Semin si infermier, shërbëtor dhe terapist, por ai nuk është i pajisur (shkolluar) për ta bërë këtë”.
“Marrëdhënia u shndërrua në një bombë me sahat”, përfundoi burimi.