Britanikja shkon në Amerikë për t’u martuar me të dënuarin me vdekje

1 minut lexim

Britanikja Rebecca Short, ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u martuar me një të dënuar me vdekje.

Ajo i kishte treguar familjes se po shkonte atje për pushime.

Infermierja dentare postonte fillimisht foto nga parku Disney World në Florida, dhe nga ura Golden Gate Bridge në San Francisco.

Familjarët kishin mbetur të shokuar kur i panë fotografitë e postuara nga Burgu “Eyman” në Arizona.

Dashuria mes 26-vjeçares dhe vrasësit të dyfishtë Manuel Ovante Jr, kishte nisur nëpërmjet shkëmbimit të disa letrave.

Një mik i britanikes ka deklaruar se ajo ishte e fiksuar pas dokumentarëve të vrasësve serialë.

“Ajo ishte e fiksuar me dokumentarët e vrasësve serialë, por askush nuk e do të besonte se do të arratisej për t’u martuar me një të tillë”.

Ovante në vitin 2008-të kishte qëlluar për vdekje dy njerëz kur së bashku me disa të tjerë kishte shkuar në një shtëpi për të kërkuar për drogë.

Image

Familjarët kishin mbetur të shokuar kur i panë fotografitë e postuara

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Annella gati për një super projekt të zjarrtë

Story i radhës

Arrestohet 32-vjeçari në Mirditë, policia i gjen kanabis dhe një valixhe me çipsa në lokal

Të fundit nga