Britania regjistroi të shtunën ditën e saj më të nxehtë të këtij viti deri më tani.
Të dhënat paraprake flasin për një temperaturë maksimale prej 33.2 gradë Celsius në Kew Gardens të Londrës.
Të enjten temperatura arriti në 32.6 gradë Celsius. Shërbimi kombëtar i motit i Britanisë tha se e shtuna ishte gjithashtu dita e gjashtë me radhë që vendi ka regjistruar një temperaturë mbi 30 gradë Celsius, shifër që tejkalon mesataren për këtë periudhë të vitit.
Zyrtarët thanë javën e kaluar se Britania kishte përjetuar verën e saj të tetë më të ngrohtë që nga viti 1884, me qershorin më të nxehtin e regjistruar në vend. Në korrik të vitit 2022, Britania regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë kur temperatura arriti për herë të parë në 40 gradë Celsius.
Burimi: GAZETA.MK