Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy ka njoftuar se Britania e Madhe do të ndalojë shitjen e disa armëve për Izraelin.
Duke bërë një deklaratë në Dhomën e Komunave, Lammy tha se do të pezullohen rreth 30 nga afërsisht 350 lloje të armëve drejt Izraelit, shkruan skynews.
Eksportet përfshijnë pajisje të destinuara për përdorim në Gaza, të tilla si komponentë për aeroplanë ushtarakë, helikopterë, drone dhe sende që “lehtësojnë shënjestrimin tokësor”, tha ai.
Lammy tha se pas këshillave të pavarura ligjore, ekziston një “rrezik i qartë” që disa eksporte të Mbretërisë së Bashkuar në Izrael mund të përdoren për të kryer një “shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar” në Gaza.
Burimi: botasot.info