Britania i dha “Non Gratën” e dytë Berishës, reagon deputeti socialist

min lexim

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi deklaroi se shpallja “Non grata” e Sali Berishës edhe nga Mbretëria e Bashkuar, duhet të jetë një sinjal i qartë edhe për drejtësinë, e cila tashmë duhet të veprojë.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive dje, deputeti Krashi theksoi se ky është një lajm i mirë në vetvete për Shqipërinë, por nga ana tjetër çoi një mesazh për të gjithë ato që abuzojnë me taksat e shqiptarëve dhe kryejnë korrupsion.

“PS nuk bën mbledhje për të festuar. Ky nuk është lajm i mirë për Shqipërinë, jemi në gazetat kryesore britanike, për shqiptar, ka edhe njerëz të tjerë. Si shqiptar nuk është se ka ndonjë gëzim të madh, por nga ana tjetër është lajm shumë i mirë pasi çoi një mesazh për ata që paguhen me taksat e shqiptarëve mos të guxojnë që të korruptoni, për arsye se jo vetëm organet e drejtësisë do jenë pas tyre, por edhe ndërkombëtaret do t’i ndjekin. Mendojnë se këto sinjale janë inkurajuese për drejtësinë dhe duhet të veprojnë. Kudo që shikojnë korrupsion dhe akte korruptive, organet e drejtësisë duhet të gjejnë fuqinë për ta luftuar”, deklaroi ai.

Ndërkohë deputeti socialist, i cili ka jetuar prej kohësh në Britaninë e Madhe, tha se politika e Mbretërisë së Bashkuar bazohet në parime dhe tek drejtësia, ndërsa shtoi se ky vendim nuk ka ndikime nga Soros. Krashi theksoi se kjo është vetëm masa e parë ndaj Berishës, e cila quhet si masa e emigracionit, por do të ketë edhe një fazë të dytë për sanksionet të tjera në lidhje dhe me pasurinë.

“Britania e Madhe me largimin nga BE ka kushtuar një vëmendje më të shtuar për Ballkanin Perëndimor, qeveria britanike ka dërguar një të dërguar të Posaçëm që merret kryesisht me çështje e tregtisë dhe të sigurisë me Ballkanin Perëndimor. Deklarimet kanë ardhur prej këtij, pasi është autorizuar nga MB për këto çështje. Politika britanike është politikë parimore, e drejtësisë. Ka shumë ngjashmëri me sanksionet që janë ndërmarrë nga rusët. Politika britanike nuk ka lidhje me kush është në pushtet në Shqipëri, ajo është një politikë e Brendshme. Ministria e Punëve të Brendshme është shumë specifike, në këtë kuptim nuk ka asnjë shqiptar që të ndihet krenar. Sot ne kemi marrë disa të dhëna për qëndrimin që ka marrë Mbretëria e Bashkuar. Nuk mendoj se ka ndikime nga Soros, njerëzit duhet ta shohin së pari nga vetja e tyre. Çdo politikan apo person publik që paguhet nga taksat e popullit nuk duhet të ndihet i qetë. Kushdo që ka përlyer veten e tij, kundër të cilit ka fakte që është përfshirë në afera korruptive, në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë. E kanë lidhur sanksionet me masa emigracioni. Ky është momenti i parë, por do ketë edhe fazë të dytë. Ministria e Punëve të Brendshme, ajo që është përdorur, sot është edhe çështja e emigracionit, ka disa element të tjerë, të cilat do të aplikohen edhe në rastin e atyre që vijnë”, nënvizoi deputeti Krashi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Carla Del Ponte dhe Dick Marty, të etur për akuza ndaj UÇK-së, për hatër të Millosheviqit

Story i radhës

Gashi: Prishtina ka mungesë të zjarrfikësve për 45%, mosha mesatare e tyre është 50 vjeç

Të fundit nga