​Britania e Madhe, vendi i parë që miraton vaksinën kundër variantit Omicron

1 minut lexim

Britania e Madhe është vendi i parë që aprovon vaksinën përforëcuese specifike kundër dy varianteve të virusit Covid-19, që pritet të vihet në përdorim te të rriturit në Britani në vjeshtë.

Agjencia Rregullatore e Shëndetësisë dhe e Produkteve (MHRA) ka autorizuar përdorimin e vaksinës së re të kompanisë farmaceutike “Moderna”, që lufton njëkohësisht variantin origjinal të Covid, dhe variantin “Omicron”.

E njohur si “mRNA-1273.214”, doza është version i përmirësuar i vaksinës anti-kovid të kompanisë “Moderna”, që është tashmë në përdorim si dozë e parë, e dytë dhe përforëcuese.

Britania e Madhe është vend i parë që aprovon përdorimin e saj.

Moderna nuk është kompania e vetme që ka ndryshuar formulën e vaksinave kundër koronavirusit.

Edhe kompania tjetër amerikane, “Pfizer” është duke zhvilluar vaksina që shënjestrojnë variantin Omicron. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tottenham me ofertë të re për Zaniolo

Story i radhës

Nuk ka pranuar asnjë dozë të vaksinës, pacienti infektohet për të katërtën herë me Covid-19

Të fundit nga