Britania e Madhe i dhuron Ukrainës makina zjarrfikëse

Një autokolonë me makina zjarrfikëse të dhuruara është nisur në një udhëtim tre-ditor me destinacion Ukrainë.

22 automjete, duke përfshirë makina zjarrfikëse dhe kamionë, janë ofruar nga shërbimet zjarrfikëse nga e gjithë Britania e Madhe.

Kjo vjen pas një ndihme të dërguar më 11 mars nga Charity Fire Aid dhe Këshilli Kombëtar i Shefave të Zjarrfikësve, raporton BBC.

Mike Pitney, i cili drejton autokolonën, tha se njeh shumë njerëz në Ukrainë.

“Kam 10 vjet që shkoj në Ukrainë, kështu që kam miq dhe familje atje”, u shpreh ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kumanovë, 30 vjet nga legalizimi i paraleleve shqipe të gjimnazit

Story i radhës

Një shenjë do të “shpërthejë” dhe njëra do të ndahet, letrat Tarot zbulojnë si do të jetë fundjava pë secilin prej jush

Të fundit nga