britania e madhe dergon 10 milione paund ndihma pas termetit ne myanmar 67e934c728305

Britania e Madhe dërgon 10 milionë paund ndihma pas tërmetit në Myanmar

March 30, 2025
1 minut lexim

Qeveria e Britanisë së Madhe ka premtuar deri në 10 milionë paund (12,9 milionë dollarë) në ndihmë të Myanmarit, i cili u godit të premten nga një tërmet i fuqishëm 7,7 ballë.

“Paketa shërben për të mbështetur reagimin humanitar në zonat më të goditura nga tërmeti, me fokus në furnizimin me ushqim dhe ujë, ilaçe dhe strehim”, tha Ministria e Jashtme.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 goditi Mianmarin në mesditën e së premtes.

“Britania e Madhe po dërgon mbështetje të menjëhershme për popullin e Myanmarit pas tërmetit shkatërrues”, tha Jennifer Chapman, ministre e shtetit për Zhvillimin.

“Partnerët lokalë të financuar nga Britania e Madhe tashmë po mobilizojnë një përgjigje humanitare në terren dhe kjo paketë prej 10 milionë paundësh do të forcojë përpjekjet e tyre”, shtoi ajo.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për popullin e Mianmarit pas kësaj ngjarje tragjike”, tha Chapman.

Tërmeti që goditi Myanmarin kishte një epiqendër pranë Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit, duke bërë që ndërtesat në shumë zona të rrëzoheshin përtokë duke shkaktuar dëme të shumta.

Numri i të vdekurve në Myanmar deri më tani ka arritur në 1 644, me më shumë se 3 400 të plagosur, por shifrat e viktimave mund të rriten në mijëra për shkak të afërsisë së zonave të populluara me epiqendrën dhe cenueshmërisë së shumë strukturave.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

zbulohet dizajni i ri per aeroplanin me hidrogjen airbus 67e9322caf443
Story i mëparshëm

​Zbulohet dizajni i ri për aeroplanin me hidrogjen Airbus

madonna befason me paraqitjen e fundit fansat dallojne nje detaj te turpshem 67e936a783eb9
Story i radhës

Madonna befason me paraqitjen e fundit, fansat dallojnë një detaj “të turpshëm”

Të fundit nga

Jozi godet Gjestin derisa largohet

25 Jozi ka goditur Gjestin derisa largohej nga shtëpia. Me të goditur Gjesti ra në tok dhe produksioni ftoi njësin emergjente për të mjekuar. Ky veprim tronditi të gjithë ndjekësit. BURIMI: zhurnal.mk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë