Britania e Madhe do të nisë negociatat për një marrëveshje të re të tregtisë së lirë me Zvicrën, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së qeverisë britanike, sekretarja e Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare të Britanisë, Kemi Badenoch do të qëndrojë sot në Zvicër për të nisur negociatat.
Negociatat do të fokusohen në krijimin e një marrëveshjeje “të përditësuar dhe moderne” të tregtisë së lirë për të rritur volumin e tregtisë me Zvicrën, partneri i 10-të më i madh tregtar i Britanisë me 53 miliardë paund.
Për të rritur vëllimin e tregtisë midis dy vendeve në plan të parë do të dalin tregjet financiare, sektori i shërbimeve, teknologjitë në zhvillim, inovacioni i të dhënave dhe tregtia digjitale.
Ndërsa kërkesa e Zvicrës për importe pritet të rritet me 78 për qind deri në vitin 2050, parashikohet që me marrëveshjen e re të lirë, Britania do të ul taksat e bizneseve që eksportojnë në Zvicër me 7.4 milionë paund në vit dhe marrëveshja do të kontribuojë për 14 mijë biznese.
Në vlerësimin e saj për negociatat që do të fillojnë sot, Badenoch tha se eksportet e sektorit të shërbimeve të Britanisë arritën nivel rekord prej 397 miliardë paund vitin e kaluar dhe se me marrëveshjen e re, vëllimi i tregtisë mes dy vendeve do të rritet në fusha të tjera, veçanërisht në eksportet e sektorit të shërbimeve.