Britania dhe Türkiye bien dakord për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit

July 11, 2023
1 minut lexim

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri britanik Rishi Sunak kanë rënë dakord të thellojnë shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga Zyra e Kryeministrit britanik, Sunak, i cili u takua me presidentin Erdoğan në Samitin e NATO-s në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, përshëndeti mbështetjen e Türkiyes për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe përgëzoi Erdoğanin për përpjekjet e tij.

Në deklaratë u theksua se të dy liderët riafirmuan vendosmërinë e tyre të përbashkët për të garantuar që marrëdhëniet Britani-Türkiye të arrijnë potencialin e tyre të plotë bazuar në lidhjet tregtare në rritje dhe bashkëpunimin e fortë të mbrojtjes dhe sigurisë.

Në deklaratë, ku vlerësohet edhe vizita e fundit e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Türkiye, theksohet se liderët ranë dakord edhe për rëndësinë e zgjatjes së Marrëveshjes së Drithit të Detit të Zi.

Në deklaratë theksohet se presidenti Erdoğan dhe kryeministri Sunak vendosën të qëndrojnë në kontakt të ngushtë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin”, Dogana e Maqedonisë sekuestron 13,5 tonë freon

Story i radhës

Debat tek Ekonomia për “kanabisin”; opozita kundër legalizimit për qëllime mjekësore

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë