Marrëveshja 68.7 miliardë dollarëshe e Microsoft për të blerë kompaninë Activision Blizzard është bllokuar nga Autoriteti për Konkurrencën dhe Tregjet në Britani.
Blerja e propozuar do të shikonte Microsoft të merrte kontrollin mbi tituj të famshëm si Call of Duty apo Candy Crush. Por rregullatorët thanë se marrëveshja nga ana tjetër do të reduktonte inovacionin dhe të kufizonte zgjedhjen e përdoruesit në biznesin cloud që po rritet me shpejtësi.
Microsoft tha se do të apelonte vendimin. Për të ecur përpara, marrëveshja do të kishte nevojë për aprovimin e autoriteteve Amerikane, Evropiane dhe Britanike. Britania është e para prej tre rregullatorëve të cilët vendos kundër marrëveshjes.
Gjiganti i Windows ka planifikuar të adresojë shqetësimet e autoriteteve Britanike ndërsa Microsoft ende pa blerë Activision konsiderohet si lojtar i fortë në këtë treg.
Autoritetet besojnë se kundërshtimi i saj është jetik për mbrojtjen e konkurrencës sidomos në segmentin e ri cloud gaming. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL