Britani e Madhe, për shkak të motit të keq anulohen të gjitha fluturimet nga aeroporti Stansted

December 12, 2022
1 minut lexim

Aeroporti Stansted në Londër ka pezulluar të gjitha fluturimet, i cili u detyra të mbyllte pistën për shkak të kushteve të këqija atmosferike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 50 fluturime u anuluan ose u vonuan në dy aeroporte të tjera në Londër, kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Heathrow dhe Gatwick, pasi bora, akulli dhe mjegulla mbuluan vendin, sipas BBC.

Aeroporti Stansted në deklaratën e saj njoftoi se mbrëmë është mbyllur pista për shkak të pastrimit të borës dhe se të gjitha fluturimet janë pezulluar.

Gjithashtu bëhet e ditur se sot do të ketë hyrje dhe dalje të kufizuar të avionëve në Heathrow. Nuk specifikohet nëse do të ketë anulime të fluturimeve në Stansted dhe Gatwick.

Ndërkohë, vonesa pati edhe në shërbimet hekurudhore për shkak të kushteve të këqija të motit në Britani të Madhe, kurse në disa autostrada u raportuan aksidente.​​​





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqiptohen 165 gjoba në Shkup, 74 për tejkalim të shpejtësisë

Story i radhës

Ramosaj për buxhetin e vitit tjetër: Jemi penalizuar, s’ka mjete për projekte të reja

Të fundit nga

ShkoLartë