Brigadat Al-Qassam pretendojnë se kanë shkatërruar 27 automjete ushtarake izraelite në 2 ditët e fundit

November 6, 2023
1 minut lexim

Brigadat Al-Qassam të krahut të armatosur të grupit palestinez Hamas kanë pretenduar se luftëtarët e saj shkatërruan 27 automjete ushtarake izraelite në Gaza në dy ditët e fundit, transmeton Anadolu.

“Muxhahidët (luftëtarët) tanë shkatërruan 27 automjete ushtarake izraelite pjesërisht ose plotësisht në 48 orët e fundit në akset luftarake (në Gaza)”, tha Abu Obeida, një zëdhënës i Brigadave Al-Qassam.

Obeida shtoi se luftëtarët e Brigadave Al-Qassam goditën gjithashtu forcat izraelite me dhjetëra predha mortajash.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar mbi njoftimin e grupit palestinez.

Izraeli tha se 30 ushtarë janë vrarë dhe 260 të tjerë janë plagosur që kur filloi operacionet e zgjeruara tokësore në Rripin e Gazës më 27 tetor.

Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 10.022 palestinezë, përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra, janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës. Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është pothuajse 1.600. Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Franca shton masat e sigurisë rreth shkollave hebraike të vendit

Story i radhës

Shqipëria do të presë emigrantë, Italia do të financojë strehimin e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë