bresheri plumbash ndaj cfo pharma softa mund te jete mesazh per pronaret 67d96e39282ae

Breshëri plumbash ndaj “CFO Pharma”/Softa: Mund të jetë mesazh për pronarët

March 18, 2025
1 minut lexim

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në “News Line” në ABC News, foli për sulmin ndaj biznesit “CFO Pharma”, duke thënë se goditja me breshëri kallashnikovi dhe fakti që kanë goditur fasadën është edhe një mesazh që kanë dashur të japin autorët.

Mesazhi mund të ketë konkurrenca, por edhe gjëra të tjera që mund të kenë pasur.

Numri i shumtë i gëzhojave të gjetura tregon sipas tij se në mjet mund të kenë qenë më shumë se dy persona. Po ashtu theksoi se kqyrja e kamerave, mbledhja e të gjitha informacioneve, mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Zona e autostradës ka pasur edhe vjedhje , grabitje në të njëjtën rrugë kalimi. Sot kemi një mjet që ende nuk është konfirmuar i djegur, se janë prova që duan t’i zhdukin. Por vazhdon të mbetet  një problem shqetësues që këto atentate janë të pranishme. Fakti që ka pasur një vonesë në njoftim është shqetësues, sepse ka roje private. Dhe duhej njoftuar struktura policore dhe kjo është një objekt për t’u hetuar. Dhe besoj do jenë pamjet filmike që mund të ndihmojnë. Ka gëzhoja që janë në të dy akset e rrugës, pra ndoshta qitësi mund të ketë dalë nga automjeti, ose mund të kenë qenë dy autorë ose mund të ketë s’postim të gëzhojave, kjo mbetet për t’u hetuar”, tha ndër të tjera eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mickoski nuk eshte e vertete qe ndonje agjenci e sigurimit ka lidhje me vmro dpmne me jepni prova dhe neser do te jap doreheqje 67d968d510e8d
Story i mëparshëm

Mickoski: Nuk është e vërtetë që ndonjë agjenci e sigurimit ka lidhje me VMRO-DPMNE – më jepni prova dhe nesër do të jap dorëheqje!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë