Brentford shpreson ta mbajë Christian Eriksenin për më gjatë

1 minut lexim

Kontrata e Christian Eriksen skadon deri në fund të sezonit.

Shefi i Brentford-it Thomas Frank, ka një bindje pozitive se ai do të qëndrojë edhe pas interesimit të shumë klubeve evropiane.

Eriksen ka marrë një ofertë nga ish-klubi i tij Tottenham, që po lufton për një vend në Champions League.

Frank tha se do të bëj çmos që ta mbajë Eriksenin në skuadër, por se varet nga ky i fundit se çfarë vendimi do të marrë.

Futbollisti danez po tregon paraqitje të mira me skuadren e tij dhe me kombëtaren.

Së fundmi, në barazimin 0:0 ai ka luajtur një ndeshje të bukur kundër ish-ekipit të tij Tottenham Hotspur duke marrë duartrokitje nga tifozët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nëna dhe foshnja 3-muajshe u vranë në Odesa nga sulmet ruse

Story i radhës

Shqiptari “azilkërkues” kapet nga policia në Itali, nuk do ta besoni ku e kishte fshehur drogën

Të fundit nga