Brendtfordi merr pikët maksimale përballë Brightonit

min lexim

Pas humbjes së një jave më parë Brendtfordi është rikthyer te fitorja, duke mundur 2-0 Brightonin në shtëpi. Njeriu i ndeshjes ishte i zakonshmi Ivan Toney. Sulmuesi 26-vjeçar arriti që të shënonte dy herë, duke i dhënë ekipit të tij tri pikët në takimin e parë të javës së 11-të të Premier League-s.

Mundësia e parë serioze u krijua në të 24-tën me Mbeumon që ishte i pafat, por vetëm tri minuta më vonë Onyeka shërbeu saktë për Toney, i cili arriti që të realizonte golin e shtatë në këtë edicion, duke entuziazmuar të pranishmit në shkallët e stadiumit.

Edhe pse Brendtford gjeti golin, Brightoni ishte më kërkues, duke dominuar në pjesën më të madhe të lojës, si dhe me rastet e krijuara, megjithatë skuadra e teknikut Frank ishte më cinike dhe priste momentin e duhur për të goditur.

Në pjesën e dytë vendasit fituan të drejtën e një penalltie pas ndërhyrjes së tenkonolgjisë dhe pas disa minutash pritjeje, Toney ekzektutoi saktë nga pika e bardhë, duke dyfishuar rezultatin.

Pavarësisht mundësive që patën të dyja ekipet, në fund rezultati nuk ndryshoi. Brendtfordi pas këtij suksesi shkon në kuotën e 13 pikëve, një më pak se Brightoni, që ndodhet aktualisht në vendin e shtatë të renditjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kryesia e BDI-së, burimet konfirmojnë rrokadë emrash

Story i radhës

Keni vënë re që harroni shumë ose nuk mbani mend disa gjëra? Ja disa mënyra se si ta forconi kujtesën

Të fundit nga