Brenda nëntorit pritet të përfundojë parkingu nëntokësor në kryeqytet

October 23, 2022
1 minut lexim

Punimet për projektin e Parkingut Nëntokësor në kryeqytet kanë filluar qysh para 3 vjetëve.

Ai është paraparë që të përfundoi në vitin 2021, por punimet kanë vazhduar edhe përgjatë këtij viti.

Ato tani janë thuajse në përfundim, andaj Drejtoresha për Planifikim Strategjik, Mimoza Sylejmani, thotë se parkingu do të funksionalizohet brenda muajit nëntor.

Ky parking, si një ndër më të mëdhenjtë në kryeqytet po konsiderohet se do ta lehtësoj komunikacionin.

Megjithatë sipas ekspertit të komunikacionit Bekim Ahmetit, problem mund të paraqesë nëse çmimi i vendosur do të jetë i lartë.

Sa i përket hapësirës publike mbi parking, pritet të ketë hapësirë për pushim, hapësirë për këmbësorë dhe biçikleta, hapësirë edukative dhe për aktivitete kulturore, dhe mbledhja e 150 trungjeve të reja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjethet e bimëve shkëlqejnë gjatë stuhive: Sa është kjo e dëmshme apo e dobishme për ne?

Story i radhës

​“Drejtësi për Lear Kurtin”, qytetarët mblidhen të protestojnë para Ministrisë së Brendshme

Të fundit nga

ShkoLartë