Katari ka ende dënim me vdekje dhe dënimet ligjore mesjetare përfshijnë fshikullimin. Rreth 1.2 milionë njerëz pritet të udhëtojnë në Katar përpara turneut që fillon më 20 nëntor.
Radha Stirling, themeluesja dhe drejtoresha e grupit të ndihmës juridike, Detained in Dubai, e cila ka lansuar një aplikacion për të ndihmuar tifozët e Kupës së Botës që përballen me probleme, ka paralajmëruar se britanikët mund të përfundojnë në telashe për çështje të parëndësishme.
Për shembull, nëse një pijanec raportohet te policët për “ofendim” të dikujt, ai ka të ngjarë të akuzohet për dehje publike.
Pirja e pijeve alkoolike në hapësirat publike është gjithashtu e ndaluar dhe mund të rezultojë me një dënim me gjashtë muaj burg ose një gjobë të madhe.
Ndërkohë, bërja e fotografive pa leje, flirtimi, sharjet dhe grindjet mund t’i çojnë në burg edhe fansat e futbollit.
Kodi i rreptë islamik i Katarit ndalon të gjitha kontaktet seksuale midis çifteve të pamartuara.
Kjo do të thotë se edhe viktimat e përdhunimit mund të ndiqen penalisht për atë që shteti e konsideron si “duke bërë seks” jashtë martesës.
Ministria e Jashtme e Katarit këmbëngul se është “një nga vendet më të sigurta në botë” dhe se “të gjithë janë të mirëpritur dhe askush nuk diskriminohet”.