Brenda dy ditëve në Shkup digjen 7 automjete! MPB: Digjen katër automjete në Çair dhe tre në Aerodrom

1 minut lexim

 

Katër automjete mbrëmë janë djegur në Çair, kurse tre të tjera dje në mëngjes në Aerodrom të Shkupit.

Nuk ka të lënduar, kurse zjarret janë shuar nga zjarrfikësit e Shkupit.

“Më 12.10.2024, në ora 02.42 në SPB Shkup është denoncuar se në Rr.”Cvetan Dimov” në Shkup është djegur automjeti “Opel Meriva” me targa të Shkupit, pronë e N.N nga Shkupi. Zjarri ka kapluar edhe automjetin “Opel” me targa të Shkupit, pronë e E.R nga Shkupi dhe automjetin “Toyota” pronë e një firme private të Shkupit” – thuhet në komunikatën e policisë.

Dje në mëngjes, tre automjete u dogjën në rrgën “Benjamin Maçukovski” në Lagjen Aerodrom. Fillimisht sihte djegur automjeti “Reno Megan” me targa të Shkupit, më pas zjarri kaplon edhe makinat “Pezho” dhe “Mazda” me targa të Shkupit.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Selena Gomez shfaq një figurë elegante, ndërsa merr pjesë në një panel për filmin e saj të ri “Emilia Perez”

Story i radhës

Sherifi i reagon Kurtit dhe Osmanit për ushqimin e FSK-së: Nëse s’keni bukë, hani biskota

Të fundit nga