Brenda banesës së dëshmorëve Fazliu, pas bastisjes nga EULEX-i

1 minut lexim

Pas më shumë se pesë orësh ka përfunduar bastisja e EULEX-it në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri dhe Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë.

Pas bastisjes Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fahri e Bahri Fazliut, ka komentuar para mediave bastisjen nga EULEX-i ditën e sotme.

Fazliu ka thënë se bastisja nisi në orën 07:00, dhe bëri të ditur se atij ia kanë marrë telefonin.

Ai ka bërë të ditur se banesa e tyre ka qenë bazë e UÇK-së deri në përfundimin e luftës. Sipas tij, ai nuk beson që bastisja të ketë ndërlidhje me rastin e krerëve të UÇK-së.

Ndërkohë, janë publikuar fotot e banesës së tyre, pas përfundimit të bastisjes.

Image

Brenda banesës së dëshmorëve Fazliu
Image

Brenda banesës së dëshmorëve Fazliu

 

Story i mëparshëm

Joseph: Kurti dhe Vuçiç përfitojnë nga kriza në veri të Kosovës

Story i radhës

Lista e plotë e të nominuarve në ‘MTV VMA 2023’, ku renditet Dua Lipa?

Të fundit nga