Braziliani është kritikuar ashpër në Paris

March 26, 2022
1 minut lexim

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, është një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më të jashtëzakonshëm në Brazilin e Tite. Me numrin 10 në shpinë, sulmuesi drejton një ekip që është i destinuar të luftojë për titullin në Botërorin e Katarit.

Braziliani, i cili është kritikuar ashpër në Paris për paraqitjen e pamjaftueshme ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, hapi rezultatin në fitoren 4-0 ndaj Kilit nga penalltia dhe tani ka plot 7 gola në këtë fazë të kualifikueseve.

Ish-lojtari i Barcelonës është sinonim i fitores në kombëtare. Gjatë të gjitha fazave të grupeve të Kupës së Botës, Brazili ka përfunduar duke marrë fitoren (12), kur ndeshja ngërthen së paku një gol nga Neymar.

Skuadra e Tite ka treguar autoritet absolut gjatë gjithë fazës së grupeve të kualifikueseve për Kupën e Botës në Katar: 13 fitore dhe 3 barazime, me 36 gola të shënuar dhe vetëm 5 gola të pësuar, në 16 ndeshjet e luajtura deri më tani.

“Selecao” shfaqet ndër kombëtaret favorite për titullin në “Katar 2022”, së bashku me Francën e Didier Deschamps, kampion aktual botëror. Në një hap të dytë shfaqen edhe rivalë si Argjentina.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bardhi dhe Trajkovski si dhe Milevski do të marrin pasaporta diplomatike

Story i radhës

Prilli do të fillojë i mbarë për Peshqit dhe këto shenja të zodiakut…

Të fundit nga

ShkoLartë