Brazili po refuzon të luajë ndeshjen e ricaktuar kualifikuese të Kupës së Botës kundër Argjentinës muajin e ardhshëm me arsyetimin se është shumë e rrezikshme përpara Botërorit në Katar.
Ndeshja kualifikuese u mbajt fillimisht një vit më parë, por u anulua pas vetëm gjashtë minutash nga zyrtarët vendas të shëndetësisë për shkak të protokolleve COVID-19 në lidhje me katër lojtarë argjentinas.
Sipas presidentit të konfederatës braziliane Ednaldo Rodrigues, trajneri i Brazilit Tite nuk dëshiron të luajë ndeshjen për shkak të rreziqeve të lëndimeve, pezullimeve dhe një bojkoti të mundshëm nga argjentinasit.
Në një deklaratë, Rodrigues tha: “Ne do të kontaktojmë FIFA-n që kjo ndeshje të mos luhet. Do të bëj çdo përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesës së stafit tonë teknik. Prioriteti ynë është të fitojmë Kupën e Botës në Katar. Nëse ajo ndeshje nuk rekomandohet nga stafi stërvitor i Selecaos, ne do të punojmë që të mos luhet”.
Ndeshja kualifikuese, e cila u caktua për vitin e kaluar, u anulua pas vetëm gjashtë minutash kur zyrtarët shëndetësorë hynë në fushë për të kapur Cristian Romero, Emiliano Martinez, Emi Buendia dhe Giovani Lo Celso – pasi ata nuk respektuan kufizimet e Covid-19.