Brazili kërkon që Apple të hapë App Store për sistemet alternative të pagesave

November 26, 2024
1 minut lexim

Një nga një, shtetet në mbarë botën po ndërmarrin masa për të ndryshuar mënyrën sesi funksionon Apple App Store. Zhvillimi më i fundit vjen nga Brazili ku autoriteti rregullatorë CADE lëshoi ditën e Hënë një ultimatum në drejtim të Apple.

Gjiganti i iPhone ka afat 20 ditë që të bëjë ndryshimet e kërkuara duke i hapur rrugë blerjeve të aplikacioneve dhe shërbimeve nga zhvilluesit e palëve të treta pa pasur nevojë të kalohet përmes sistemeve të pagesave të Apple.

Nëse nuk merr masat e nevojshme Apple rrezikon gjobë prej 43 mijë dollarë çdo ditë pas kalimit të afatit. Specifikisht Apple duhet të lejojë zhvilluesit e palëve të treta të drejtojnë përdoruesit e aplikacioneve të tyre në sisteme alternative pagesash për të pagur produktet dhe shërbimet që përfitojnë.

Kështu zhvilluesit dhe përdoruesit shmangin komisionin 30 përqind të Apple për aplikacionet dhe shërbimet në App Store. Vendimi vjen pasi kompania vendase e-commerce MercadoLibre paditi Apple në gjykatë për praktikën e mos lejimit të formave alternative të pagesave.

Në fillim të vitit një vendim të ngjashëm mori Bashkim Europian që detyroi Apple të ndryshojë mënyrën sesi operon App Store në vendet anëtare. Akti i Tregjeve Dixhitale detyroi Apple që të lejonte zhvilluesit të pranojnë pagesa jashtë App Store. Presione të ngjashme janë bërë edhe në SHBA ndaj Apple. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve, çfarë po ndodh te sheshi Wilson

Story i radhës

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë