Këtë të martë Brazili i ka dhënë lamtumirën e fundit mbretit të futbollit Pele, me një ceremoni të jashtëzakonshme homazhesh.
Të pranishëm për në këto homazhe kanë qenë personalitete nga e gjithë bota, së bashku me presidentin Lula, i sapo zgjedhur në krye të Brazilit.
Por ajo që ra në sy ishte mungesa e futbollistit Neymar, pasi ky i fundit nuk ka arritur të marrë leje nga klubi i tij PSG për të nderuar Pelenë.
Nga ana tjetër të shumtë kanë qenë tifozët e futbollit të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit mbretit, ndonëse ceremonia pritej të ishte private dhe të pranishëm duhet të ishin familjarët.
Pele u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare pasi një sëmundje të rëndë.