brazili dhe boterori jane zgjedhja me e mire 6863e508d2d40

Brazili dhe Botërori janë zgjedhja më e mirë

July 1, 2025
1 minut lexim

Ja përsëri Davide Ancelotti.

Djali i “Carlettos” në fund ka vendosur të ndjekë babain edhe në pankinën e Brazilit, pasi mbeti pa alternativa për të qenë trajner i pavarur (i parë), pas largimit nga Real Madridi.

Trajneri nga Parma, 35 vjeç, dha një intervistë për “MARCA” ku tregoi:

“Të jem trajner i parë? Po, është objektivi im në karrierë. Në fund të sezonit pata mundësinë, nga babai im, ta ndjek te kombëtarja braziliane, por i kërkova pak kohë për të menduar dhe folur me disa klube”.

Ai shtoi: “Kisha disa mundësi dhe në fund, pa hyrë në detaje të negociatave, zgjedhja më e mirë për mua ishte të pranoja këtë sfidë për të marrë pjesë në një Botëror, dhe ta bëja këtë me një kombëtare që përfaqëson 200 milionë njerëz”.

Pra, çdo ide për ta filluar karrierën si trajner i pavarur (jo në hijen e babait) është shtyrë për korrikun e vitit 2026: “Për momentin nuk mendoj për korrikun 2026, jam i fokusuar tek e përditshmja. Kur të vijë një ofertë, do ta vlerësojmë dhe do të flasim. Nuk mund të them se çfarë do të bëj brenda një viti.

Është e vërtetë që tani jam shumë, shumë entuziast për Brazilin dhe për t’u bërë pjesë e CBF-së. Është gjithashtu një mundësi, e rrallë, për të mësuar një gjuhë të re dhe njohur një kampionat, lojtarë e profesionistë të nivelit shumë të lartë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha ne asamblene e osbe shqiperia ne diktature te nje forme tjeter shqiptaret te votojne te lire 6863e4ccbf6d4
Lajmi i mëparshëm

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria në diktaturë të një forme tjetër, shqiptarët të votojnë të lirë

osmani pret ne takim lamtumires ambasadoren e estonise e falenderon per forcimin e marredhenieve 6863e50be20a2
Lajmi i radhës

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, e falënderon për “forcimin e marrëdhënieve”

Të fundit nga

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë