Brazil, 14 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Amazonë gjatë motit të keq

September 17, 2023
1 minut lexim

Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël është rrëzuar të shtunën teksa po ateronte në shtetin verior të Amazonës të Brazilit mes reshjeve të dendura, transmeton Anadolu.

“Shpreh keqardhje për vdekjen e 12 pasagjerëve dhe dy anëtarëve të ekuipazhit, viktima të rrëzimit të avionit që ndodhi këtë të shtunë në Barcelos”, tha guvernatori i shtetit Wilson Lima në platformën “X”.

Lima shtoi më tej se ekipet kanë punuar “që nga fillimi për të ofruar mbështetjen e nevojshme”.

Sipas mediave lokale, një avion i vogël që transportonte turistë vendas u ngrit të shtunën nga kryeqyteti i shtetit të Amazonës, Manaus, dhe po përpiqej të zbriste në shi të dendur kur u rrëzua në Barcelos, afërsisht 400 kilometra nga Manaus.

Pasagjerët ishin rrugës për në Barcelos për një udhëtim peshkimi.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Chelsea synon këndelljen

Story i radhës

Sërish zjarr në kryeqytet, përfshihet nga flakët një banesë

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë