Braktisja e fëmijëve/ Vetëm 27 familje po strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror

min lexim

12 është numri i fëmijëve që, nga janari deri në nëntor të këtij viti, janë braktisur nga familjet e tyre.

Tre fëmijë më shumë ishin braktisur gjatë gjithë vitit 2021.

Indeksonline raporton se aktualisht janë 27 familje që po strehojnë përkohësisht fëmijë të cilëve u mungon kujdesi prindëror.

Pak më shumë se 27 familje kanë treguar gatishmëri për të strehuar fëmijë të kësaj kategorie.

Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale ka deklaruar se janë 38 familje në tërë Kosovën që janë të gatshme të marrin ose që tashmë kanë fëmijë nën kujdes.

“Aktualisht, numri total i familjeve që janë të gatshme për strehim të fëmijëve, duke përfshirë edhe ato që kanë fëmijë, është 38 familje në tërë Kosovën” thuhet në përgjigjen e MPMS-së.

Në anën tjetër, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror (OFAP) është tëjet e shqetësuar, sidomos për stabilitetin financiar, që është shumë i rëndësishëm në trajtimin e fëmijëve të braktisur.

Ata thonë se kjo si sfidë kryesore, po implikon shumë aspekte të punës.

“Si për çdo organizatë funksionale në Kosovë, sfida kryesore mbetet qëndrueshmëria financiare në mënyrë që të ofroj shërbimet në kontinuitet. Si pasojë e kësaj, implikimet prekin shumë aspekte të punës sonë duke filluar nga ndërrimi i figurave profesionale që punojnë direkt me fëmijët, mungesat e mbështetjes për stafin, dhe ndërprerja e shërbimeve për fëmijët që kanë nevojë për shërbime psiko-sociale” ka deklaruar OFAP.

Megjithatë, OFAP është e angazhuar që fëmijët e braktisur të gjejnë familjet më të përshtatshme për ta.

MPMS ndërkohë menaxhon shtesat për nevojat e fëmijëve, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Nga Ministria kanë bërë të ditur se këto ndihma shtesë aplikohen vetëm për nevojat e fëmijëve të braktisur, por jo edhe për familjet që i kanë strehuar.

“Sipas Vendimit Nr. 233 i datës 31.05.2018, pagesa mujore për një fëmijë pa përkujdes prindëror i strehuar në familje strehuese jashtë farefisit është 250 €, ndërsa për fëmijë pa kujdes prindëror me nevoja të veçanta është 350 €” deklaron Ministria.

Sipas MPMS-së, megjithatë, në muajin e parë që një fëmijë merr strehim familjar, aplikohet pagesë fillestare prej 75 eurosh.

Sa i përket ndihmës shtesë për familjet që strehojnë fëmijët, MPMS bën të ditur se është në finalizim e sipër Udhëzimi i ri Administrativ.

Ky Udhëzim do të parasheh edhe dy lloje mbështetjesh financiare, të cilat do të bëhen si kompensime të për stehim dhe kompensime për mbajtje të personit të strehuar.

Kompensimi për strehim, sipas MPMS-së do t’i bëhet familjes strehuese, për shërbimin e ofruar për të strehuarin.

Në anën tjetër, kompensimi për mbajtje të personit të strehuar, do t’i bëhet strehuesit apo familjes strehuese, me të cilat mbulohen shpenzimet e vendosjes dhe nevojat e tjera të personit qe strehohet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sara Hoxha fiton çmimin e madh të “Dancing With The Stars”

Story i radhës

Ka një sekret, në cilën datë duhet hequr pema e Vitit të Ri?

Të fundit nga