Brad Arnold përballet me sfidën më të madhe të jetës: Kjo është beteja ime

May 8, 2025
1 minut lexim

Brad Arnold, vokalisti i grupit legjendar 3 Doors Down, ka ndarë me fansat lajmin më të rëndë deri më sot: ai është diagnostikuar me kancer në veshka në stadin e katërt. Në një video të sinqertë e tronditëse në Instagram, 46-vjeçari tregoi se sëmundja është përhapur edhe në mushkëri.

“Kam karcinomë qelizash të pastra në veshkë, dhe po, kjo është stad i katërt. Çka nuk është aspak mirë,” u shpreh ai me një qetësi që fshihte forcën e një luftëtari.

Në përshkrimin që shoqëronte videon, ai shkroi një fjali që prek çdo zemër që është rritur me muzikën e tij:

“E besoj tani që It’s Not My Time është me të vërtetë kënga ime.”

Mes fjalëve të ndjera, ai bëri thirrje për lutje dhe forcë: “Kjo do të jetë një betejë, ndaj kemi nevojë për luftëtarët tanë të lutjeve!”

Grupi 3 Doors Down pushtoi botën e muzikës që në fillim të viteve 2000 me superhite si Kryptonite, Here Without You dhe It’s Not My Time – këngë që për shumë prej nesh u bënë kolonë zanore e një epoke. Me mbi 13 milionë albume të shitura vetëm në SHBA, muzika e tyre tejkaloi kufijtë e kohës.

Sot, Arnold nuk është në skenë për të performuar, por për të luftuar – dhe fansat e tij në mbarë botën janë me të, me një zemër të vetme: Jo tani, Brad. Jo ende.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Arrestohet 26 vjeçari në Prishtinë, ishte i kërkuar nga Gjykata për dhunim

Story i radhës

Stoilkoviq takoi drejtorin e UNDP-së në Shkup, Armen Grigoryan

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë