“Koha për punë tjetër”.
Ky ka qenë mesazhi i koduar i deputetit të PS Erion Braçe, pak pas mesnatës, kur përfundoi edhe votimi për projektin e Portit të Durrësit në Kuvend.
Reagimi i tij vjen pas një minibeteje të tij në parlament, ku vetë grupi i PS doli kundër një amendamenti të propozuar prej tij.
Por ende nuk dihet nëse deputeti e ka fjalën për një punë tjetër, jashtë politikës, apo për ndonjë “betejë” të radhës mes grupit të vet.