brace deklarohet pas incidentit tentative kriminale per te penguar socialistet ne votim 6820f374b1322

Braçe deklarohet pas incidentit: Tentativë kriminale për të penguar socialistët në votim

May 11, 2025
1 minut lexim

Erion Braçe, është prononcuar për mediat, pas incidentit në ‘zyrën elektorale’, ku patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia.

Braçe tha se personat brenda zyrës ishin shokët e tij dhe se ambientet janë kontrolluar cep më cep.

“E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet electoral. Ishte vetë aty brenda Këlliçi ku u këqyr vendngjarja. E pyeta nëse i kam prekur qoftë edhe një votë të vetme ose nëse i kam blerë votë, jo tha, s’kam asnjë gjë për ty”, tha ai.

“Belindi prerendonte se kishte lekë këtu brenda. Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ. Ju nuk jeni interesuar për 6 milionë euro dhe jeni interesuar për një zyrë pune pas 60 ditësh në KQZ. Janë të gjithë shokët e mi. E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet elektoral. Padijenia është gjë e rëndë shumë. Sot është ditë e diel s’ka punonjës shteti”, tha Braçe

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

perfundon votimi del exit poll i pare ps merr 79 deputete basha shehaj qorri hyjne ne parlament 6820ee1837927
Story i mëparshëm

Përfundon votimi/ Del EXIT POLL i parë: PS merr 79 deputetë. Basha, Shehaj, Qorri hyjnë në Parlament

zgjedhjet parlamentare votoi edhe anita mucaj haradinaj per nje shqiperi me te bukur dhe te integruar 6820fd18d6ae0
Story i radhës

Zgjedhjet parlamentare, votoi edhe Anita Muçaj – Haradinaj: Për një Shqipëri më të bukur dhe të integruar

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë