Kupa e Botës në Katar mund të jetë e fundit për Neymar.
Futbollisti i PSG shpreson që në Katar të udhëheqë Brazilin drejt Kupës numër gjashtë teksa Selecaos i mungon triumfi në eventin madhor prej vitit 2002, kur në Botërorin e zhvilluar në Kore dhe Japoni, mposhtnin 2-0 në finale Gjermaninë.
Sulmuesi me numrin 10 që është edhe ylli i padiskutueshëm në këtë komepticion për Brazilin thekson se nuk mund të garantojë se do të marrë pjesë në një tjetër Kupë Bote.
“Nuk mund t’iu garantoj se do të luaj në një tjetër Kupë Bote, e them me sinqeritet se nuk e di. E sigurt është se këtë Botëror do ta luaj si të jetë i fundit. Në kombëtare mund të ndryshohet trajneri dhe ai i riu që do të vijë mund të mos më pëlqejë. Kam një histori të mirë në kombëtare dhe dua ta ruaj diçka të tillë.
Ka shumë njerëz që nuk na pëlqejnë apo na besojnë, por do t’iu provojmë të kundërtën. Kjo kombëtare ka shumë kualitet dhe mund të shkojë larg. Më pëlqen të fitoj dhe shpresoj që emri im të gdhendet në historinë e futbollit”, u shpreh Neymar që aktualisht është në moshën 30-vjeçare.