Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pritet të shpallë sot tarifat gjithëpërfshirëse, një lëvizje që Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar si “Dita e Çlirimit”.
BBC raporton se është ende e paqartë se sa lart mund të shkojnë tarifat dhe se cilat vende mund të synohen.
Trump tha se tarifat do të ndihmojnë prodhuesit amerikanë duke inkurajuar konsumatorët të blejnë mallra të prodhuara nga Amerika, por analistët paralajmërojnë se kjo mund të rrisë çmimet dhe të shkaktojë një luftë tregtare.
Lidhur me tarifat që pritet të shpallë Trump, BE thotë se është gati të hakmerret. Gjithashtu Mbretëria e Bashkuar ka shfaqur shqetësim për tarifat amerikane.
Sakaq Shtëpia e Bardhë tha se Trump është i hapur për bisedime të minutës së fundit, me “shumë” vende që po telefonojnë presidentin në prag të njoftimit.
Kujtojmë se tarifa është taksë për mallrat e importuara nga jashtë dhe zakonisht janë një përqindje e vlerës së produktit.
Burimi: botasot.info