“Boss”, 29-vjeçari shqiptar kapet me 72 kg kokainë

June 24, 2023
1 minut lexim

Një shqiptar 29-vjeçar është vënë në pranga në Itali pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine. Gjithçka lindi pas një kontrolli normal në rrugë ndaj një makine tip “Peugeot 208”, më 21 Qershor në Reggio Emilia.

Por shoferi në vend që ta ndalte mjetin, e ka shtuar shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar. Pas një ndjekjeje prej disa minutash, shqiptari hyri në një rrugë qorre. Për pasojë u detyrua që ta linte makinën në mes të rrugës dhe të arratisej në këmbë.

Por për disa minuta u ndalua nga policia. Nga kontrolli paraprak, u zbuluan se kishte në makinë 30 mijë euro. Më pas kontrollet vijuan në banesën e tij.

Në një makinë të dytë u gjetën 48 pako me kokainë. Sipër lëndës narkotike ishte shkruar “Boss”. Të dyja makinat kishin fund fals dhe brenda u gjetën edhe 20 mijë euro të tjera. Po ashtu u zbulua edhe një sasi tjetër lënde narkotike. Në total shqiptarit iu kapën mbi 72 kilogramë kokainë. /tvklan.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë ha që je në superformë? Elvana Gjata i përgjigjet Edi Ramës

Story i radhës

Drejt largimin nga City

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë