Bosnje Hercegovina mund të pezullojë eksportin e energjisë, shkak konsumi i lartë

November 5, 2022
1 minut lexim

Bosnja dhe Hercegovina mund të detyrohet të pezullojë eksportin e energjisë elektrike për shkak të konsumit të lartë në vend, shkruan Reuters.

Agjencia thekson se rritja galopante e çmimeve të gazit dhe druve të zjarrit ka detyruar shumë qytetarë të Bosnje Hercegovinës që në muajt e ftohtë t’i drejtohen energjisë elektrike si burimi kryesor i energjisë, gjë që ushtron presion shtesë mbi termocentralet.

Çmimi i energjisë elektrike në Bosnje Hercegovinë subvencionohet nga shteti dhe është në nivelin e një të dhjetës së çmimit të tregut, ndërsa çmimet e gazit janë rritur me 100 për qind në krahasim me dimrin e kaluar, sipas Reuters.

Për shkak të kësaj, amvisëritë ngrohen më shpesh me energji elektrike, por një sjellje e tillë mund të kërcënojë të gjithë sistemin e furnizimit me energji elektrike dhe të çojë në kolaps.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk mjafton goli i shqiptarit të Kosovës, Eintracht fiton 

Story i radhës

Beniada në lidhje dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit? Shfaqen për herë të parë publikisht bashkë

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë