Boshatisen fshatrat e Vlorës, i moshuari: Edhe unë që jam 80-vjeç, dua të iki

April 20, 2024
1 minut lexim

Vetëm 7 kilometër larg qytetit bregdetar të Vlorës, ndodhet fshati Xhyherinë. Qetësia mbizotëron në këtë fshat, ku sot jetojnë vetëm 50 familje dhe pjesa më e madhe e banorëve janë të moshuar.

“Këtu ka pasur 1000 e ca banorë tani s’ka, janë larguar të gjithë, është zero, nuk ka njeri”, tha për kamerën e Euronews Albania një banor i fshatit.

Banorët shprehen se të rinjtë janë larguar për shkak të mungesës së mundësive të punësimit dhe kushteve të vështira të jetesës sepse në fshat edhe furnizimi me ujë të pijshëm mungon.

“Çfarë do bëjnë këtu, nuk ka perspektivë. Jam unë 80 vjeç edhe dua të iki, të rinjtë ikin se janë pa punë. Këtu nuk ka ujë, unë kam bërë pus vet 90 metra të thellë”, tha i moshuari.

Një tjetër qytetare u shpreh: “Janë larguar njerëzit nga papunësia, ujë s’kemi, të gjithë kanë hapur puse kush ka pas mundësi”.

Në Xhyherinë të Vlorës, kanë jetuar rreth 1000 banorë. Në periudhën e një 5-vjeçari poullësia në këtë fshat është tkurrur në një masë të konsiderueshme. Të rinjtë janë në emigrim, disa i janë drejtuar kryeqytetit, e teksa në oborrët e banesave gjen të moshuar më sytë nga dera.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ligji për shërbim të lartë mbetet në harresë

Story i radhës

Aerofobia: Ç’duhet të dish për frikën nga fluturimet me avion

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë