bosch serbet kane bere gjera shume me te tmerrshme se shqiptaret por spo denohen 67fa8924894c1

Bosch: Serbët kanë bërë gjëra shumë më të tmerrshme se shqiptarët, por s’po dënohen

April 12, 2025
1 minut lexim

Diplomati holandez, Robert Bosch thotë se në kohën kur u themelua Gjykata Speciale, nuk ka mundur të dalë kundër saj, por thotë se jozyrtarisht njerëzve u ka thënë se nuk pajtohet me të.

“Në atë kohë është dashur të mbrojë atë, por me njerëzit që kam folur jozyrtarisht, kam thënë se nuk pajtohem me të. Dhe arsyeja ishte… unë nuk besoj asnjëherë në trafikim të organeve, sepse serbët kanë bërë akuza të tilla në Bosnje, dhe kjo ishte diçka e stisur pra pa asnjë provë. Njëjtë edhe këtu”, ka theksuar Robert Bosch, ish-ambasador në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin Info Magazine, ai tha serbët kanë bërë krime shumë më shumë se shqiptarët, dhe ata nuk po ndiqen penalisht.

“Por, nëse krijon një gjykatë të tillë që ndjek vetëm shqiptarët e jo edhe serbët, seee… mund të thuash se serbët janë dënuar në vendin e tyre.. ashtu? Por sa janë dënuar? Zero! Zero! Tani serbët rrinë anash ndërkohë që kanë bërë gjëra shumë më të tmerrshme se shqiptarët”, u shpreh diplomati holandez.

Sipas tij, presioni për themelimin e Speciales ishte shumë i madh sepse, siç thotë ai, akuzat ishin për trafikim të organeve. Por thotë se, “kur kjo akuzë u zhduk, pse duhet të vazhdosh”?

“Në atë kohë kam folur me Thaçin, e kam vizituar edhe këtu. Para se të gjithash, mendoj se akuzat këtu që UÇK-ja ishte organizatë kriminale janë shumë të rënda, sepse isha i përfshirë 1999 në Ministrinë e Jashtme…”, shprehet ish-ambasadori Bosch.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

pritshmerite per zgjedhjet e 11 majit dhurata cupi shqiperia ka nevoje per ndryshim ka alternativa dhe kandidate 67fa7fc29b541
Story i mëparshëm

Pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit/ Dhurata Çupi: Shqipëria ka nevojë për ndryshim, ka alternativa dhe kandidatë

penalltia nderon partizanin 67fa8ce1e1751
Story i radhës

Penalltia nderon Partizanin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë