borxhi i jashtem arrin ne 10 mld euro ekspertet te zbulohen borxhet e fshehta dhe te miremenaxhohet kursi i kembimit 67e6f19e99473

Borxhi i jashtëm arrin në 10 mld euro, ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta dhe të mirëmenaxhohet kursi i këmbimit

March 28, 2025
min lexim

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë në vitin 2024 u zgjerua më tej.

Në 10.1 miliardë euro ka arritur huaja që vendi ynë ka ndaj institucioneve ndërkombëtare sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke u zgjerua me 139 mln euro në fundvit.

Ekspertët e ekonomisë e shohin me optimizëm ecurinë e këtij treguesi, duke u bazuar në situatën ekonomike të vendit.

“Në raste kur ulet kostoja e borxhit të jashtëm që nuk është një ulje e përhershme se ne nuk e komandojmë dot kursin e këmbimit, qeveritë bëhen më dorëlëshuara për shpenzime dhe kur kostoja rritet nga valutat, ne prodhojmë një borxh të madh që dëmton rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe redukton mbështetjen reale për shtresat në nevojë”, shprehet Arben Malaj, ekspert ekonomie.

“Shqipëria duke patur një trend pozitiv dhe vlerësim të mirë nga Standard and Pours por dhe nga inst. Ndërkombëtare ka bërë të mundur që kostoja të vij në rënie dhe interesi që merret ky borxh të vij në rënie. Kjo jep shenja pozitive për atë çfarë ne do të paguajmë”, thotë eksperti bankar, Artur Ribaj.

Por një forcim i monedhës vendase dhe zhvlerësim i euros duket se e ka ndihmuar borxhin e jashtëm i cili në raport më PBB shënoi rënie në fund të 2024 në 41.5%. Teksa rreth 71% e borxhit të jashtëm është në euro dhe pjesa e mbetur në valutat e tjera.

“Kur euro ishte me 120-140 borxhi ishte shumë i lartë. Kur euro vajti me 100 borxhi i jashtëm ra por kjo nuk ishte merita e menaxhimit të financave por nga luhatjet e kursit të këmbimit”, shton Malaj.

“Forcimi i lekut dhe rediktimi me euron ka ndikuar shumë. Nëse do të ksihim të kundërtën do rrezikonim që masa e borxhit të rritej deri në 30%. Ruajtja e një raporti të tillë do të vazhdojë të kemi një ecuri nën kontroll”, përfundon Ribaj.

Ekspertët japin sugjerimet për evidentimin e borxhit dhe menaxhimin e duhur të tij.

“Besoj që borxhi i përgjithshëm do të ketë një trend ulës nëse do ketë rritje të madhe ekonomike menaxhim i kursit të këmbimit, dhe të jemi më të përgjegjshëm kur marrim borxh”, tha më tej Malaj.

“Ndoshta duhet të bëjmë ushtrimin e FSAP-it, Shqipëria ka bërë në 2013 një vlerësim të situatës financiare mund të zbulonte borxhe të tjera të fshehta që mund të mos jenë të evidentuara. Ashtu sic ndodhi në atë periudhë u gjetën borxhe të kompanive me kapital shtetëror dhe punime të bëra nga buxheti i shtetit dhe të papaguara ende”, thekson eksperti bankar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 46% e borxhit të jashtëm të Shqipërisë zotërohet nga qeveria, ndërkohë që pjesa e mbetur paraqitet e shpërndarë midis sektorëve të tjerë, bankave të nivelit të dytë dhe Bankës Qendrore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sa shpenzojne anetaret e nato s per mbrojtjen 67e6ec399d713
Story i mëparshëm

Sa shpenzojnë anëtarët e NATO-s për mbrojtjen?

kek njofton se do ti shese rryme keds it dhe kostt me cmim te njejte edhe per nje vit 67e6fb02ceb26
Story i radhës

KEK njofton se do t’i shesë rrymë KEDS-it dhe KOSTT me çmim të njëjtë edhe për një vit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë