borussia dortmund perforcohet me dy lojtare te chelsea 68ab6a54c921b

Borussia Dortmund përforcohet me dy lojtarë të Chelsea

August 24, 2025
1 minut lexim

Chelsea i ka dhënë Borussia Dortmund ‘dritën jeshile’ për të nënshkruar me Carney Chukwuemeka dhe për të huazuar Aaron Anselmo, duke e çuar të ardhurat totale të klubit nga transferimet këtë verë në më shumë se 270 milionë funte.

21-vjeçari, i cili kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në Dortmund, tani po kthehet përgjithmonë në klubin gjerman, raporton BBC.

Transferimi vlerësohet të jetë me vlerë rreth 25 milionë euro dhe Chelsea ka përfshirë një klauzolë në kontratë për një përqindje të shitjeve të ardhshme, transmeton KosovaPress.

Marrëveshja i çon të ardhurat e transferimeve të Chelsea këtë verë në rreth 300 milionë funte, duke mbuluar pothuajse koston e transferimeve hyrëse. Ky veprim është thelbësor për shkak të kërkesës së UEFA-s që Chelsea duhet të ketë një bilanc pozitiv transferimesh në mënyrë që të regjistrojë nënshkrime të reja për Ligën e Kampionëve.

Ekipi anglez më parë u gjobit me 26.7 milionë funte për shkelje të rregullave të qëndrueshmërisë financiare, dhe raporti i tyre i pagave ndaj të ardhurave ishte mbi 80 për qind. Në të njëjtën kohë, mbrojtësi argjentinas Aaron Anselmino do t’i bashkohet Dortmund me një huazim njëvjeçar.

Me nëntë ditë të mbetura në afatin kalimtar, Chelsea shpreson të sjellë dy lojtarë të tjerë, me sulmuesin e krahut të Manchester United, Alejandro Garnacho, dhe mesfushorin e RB Leipzig, Xavi Simons. Ndërsa priten largimet e Nicolas Jackson, Christopher Nkunku dhe Tyrique George, dhe klubi mund të shesë nëntë lojtarë të tjerë, përfshirë Raheem Sterling, Ben Chilwell e Axel Disasi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u perplas nga automjeti qe drejtohej nga nje 17 vjecar pa patente babai i 3 femijeve perfundon ne intubim te trauma 68ab69f70aecd
Lajmi i mëparshëm

U përplas nga automjeti që drejtohej nga një 17-vjeçar pa patentë, babai i 3 fëmijëve përfundon në intubim te Trauma

tradhtare e te shitur hafiz shala godet opoziten me deklaraten me te forte pas zhvillimeve te fundit ne kuvend 68ab6a620890a
Lajmi i radhës

“Tradhtarë e të shitur” – Hafiz Shala godet opozitën me deklaratën më të fortë pas zhvillimeve të fundit nē Kuvend

Të fundit nga

ShkoLartë