Borrell takon Çavuşoğlun, falënderon rolin e Turqisë në vazhdimin e marrëveshjes së drithit

November 5, 2022
1 minut lexim

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu dhe shprehu falënderimet ndaj Türkiye-s për rolin e saj në vazhdimin e marrëveshjes së Iniciativës së Drithit në Detin e Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borrell u takua me Çavuşoğlun në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ku mbahet Forumi “Sir Bani Yas”.

Në një deklaratë nga media sociale lidhur me takimin, Borrell njoftoi se ka shprehur falënderimet për shkak të rolit të Türkiye-s në marrëveshjen që siguron dërgimin e drithit ukrainas në botë.

Shefi i diplomacisë evropiane theksoi se falë marrëveshjes synohet parandalimi i përdorimit të ushqimit si armë dhe zgjidhja e krizës globale të ushqimit.

Duke vënë në dukje se me Çavuşoğlun kanë biseduar edhe për çështje të tjera në interes të përbashkët, Borrell tha se në mesin e tyre është edhe situata në Mesdheun Lindor.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Messi frikëson Argjentinën

Story i radhës

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protestë ditën e nesërme

Të fundit nga

ShkoLartë